Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Forcat Ajrore janë duke realizuar disa projekte historike

Të mërkurën e shtatë shtatorit, njëmbëdhjetë pilotë të rinj iu shtuan Forcave Ajrore të Shqipërisë. Ministri shqiptar i Mbrojtjes ka thënë se baza e parë taktike ajrore e NATO-s është tani në ndërtim e sipër dhe kjo sipas tij është një zhvillim historik

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Të mërkurën e shtatë shtatorit, njëmbëdhjetë pilotë të rinj iu shtuan Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë se kanë shumë sfida dhe veçanërisht për Forcat Ajrore, si në drejtimin e infrastrukturës, modernizimit por dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore.

“Forcat Ajrore janë duke realizuar disa projekte historike. Baza e parë taktike ajrore e NATO-s është tani në ndërtim e sipër dhe ky është një zhvillim historik”, ka thënë Niko Peleshi.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes tha se në aspektin e pasurimit të teknikës ajrore janë në momente historike. Sipas tij, nga viti i ardhshëm do të filloj ndërtimi i flotës ajrore me helikopter Blackhawk.

“Dy helikopterët e parë do të vijnë në vitin e ardhëm dhe ky numër do të shtohet në drejtim të ndërtimit dhe konsolidimit të kësaj flote ajrore me helikopterët më të mire në botë”, shtoi Peleshi.

Niko Peleshi ka konsideruar të frytshëm bashkëpunimin me partnerin e tyre strategjik, Shtetet e Bahkuara. Ai njëherësh ka shprehur falënderim për mbështetjen e tyre.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika