Vajza e vetme pilote e Focave Ajrore të Shqipërisë: Është vendimi më i mirë që kam marrë

Armela Murati është vajza e vetme që është pjesë e njëmbëdhjetë pilotëve të rinj të Focave Ajrore të Shqipërisë. Murati është shprehur e gatshme për çdo sfidë që mund t’i ofrojë profesioni

Pilotja e Forcave Ajrore të Shqipërisë, Armela Murati dhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Të mërkurën e shtatë shtatorit, njëmbëdhjetë pilotë të rinj iu shtuan Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë se kanë shumë sfida, veçanërisht, për Forcat Ajrore, si në drejtimin e infrastrukturës, modernizimit, por dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore.

Armela Murati është vajza e vetme që është pjesë e njëmbëdhjetë pilotëve të rinj të Focave Ajrore të Shqipërisë. Murati është shprehur e gatshme për çdo sfidë që mund t’i ofrojë profesioni.

“Jam shumë e nderuar dhe mendoj se është vendimi më i mirë që kam marrë. Presim t’i shërbejmë atdheut me nder e përkushtim”, thotë pilotja për euronews albania.

Ajo tregoi se djemtë e tjerë kanë qenë shumë mikpritës dhe nuk i kanë krijuar asnjë lloj ndenje inferioriteti për faktin se është vajzë. Ajo ka shtuar se asgjë nuk të pengon të bësh çfarëdo profesioni, mjafton dëshira dhe puna.

“Unë kam qenë shumë me fat, të gjithë kanë qenë shumë mikpritës s’e kam ndjerë asnjëherë diferencës. Në Farkë ka edhe vajza që punojnë kështu që nuk jam vetëm, kështu që vajza ka në çdo fushë”, tha Armela Murati.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Forcat Ajrore janë duke realizuar disa projekte historike

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika