“Fëmijëri të humbura”, rrëfimi për fëmijët e vrarë në luftën në Kosovë

Dy vëllezër, njërin vetëm 15 vjeçar e tjetrin me aftësi të kufizuara, ia kanë vrarë forcat serbe gjatë luftës, Beqir Kocës nga fshati Polac i Skënderajt. Rasti i Kocës, është vetëm një prej shumë të tillave të cilat ndodhën në Kosovë përgjatë viteve 1998 – 1999.

Ilustrim

Për ngjarjet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë, përgjatë viteve 1998-1999, para pak ditësh është publikuar libri “Fëmijëri të humbura”, ku janë përmbledhur rrëfimet e 12 familjeve, të cilave lufta ua mori fëmijët.

“Më së rëndi më ka ardhur kur nuk kemi pas qysh me i varrosë”.

Gjatë luftës në Kosovë ishte vetëm 18 vjeçar. Mirëpo, në atë kohë Beqir Koca përjetoi ngjarje shumë të rënda.

Dy vëllezër, njëri 15 vjeçar, dhe tjetri me aftësi të kufizuara iu vranë nga forcat serbe brenda një periudhe të shkurtë kohore.

“Aty jemi ra në pritë. Në momentin që jena ra në pritë, ne jemi ra për toke dikush edhe ata kanë gjuajtur dhe e kishin rrokë fatkeqësisht vëllain tim plumbat. Unë e kam gjet vëllain atë ditë, por mund të them pas një ore ose dy, e kam gjet të vrarë, pasi janë largu të gjitha forcat. Në ato momente është ngritë një djalë i axhës, u ngritë ka dalë deri atje dhe ka ardhur ma ka konfirmuar që vëllai im është i vrarë aty”, ka deklaruar Beqir Koca, nga fshati Polac.

Jeton Koca është në mesin e 1 mijë e 133 fëmijëve të vravë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-99.

Historia e Beqirit për vëllezërit, tashmë është bërë pjesë e librit “Fëmijëri të rrëmbyera”

“Mërzia më e madhe ka qenë që nuk kam pasë me çka me i varrosë, me i shti në dhe. Nuk kam pasë asgjë me veti. Kemi qenë në mal edhe kemi mbetë tre persona të ri aty edhe ata të vrarët, ne nuk kemi pas me çka me i shti në dhe e as kurgju. Na u ka dashtë që me ua kthy shpinën dhe me i lënë ashtu, deri në ditën kur janë largu serbët prej Skënderajit, ata kanë nejtë ashtu”, ka deklaruar Koca.

Jeton Koca

Libri është publikuar nga organizata forumZFD.

Korab Krasniqi drejtues i projektit tregon se pjesë e tij janë edhe rrëfimet e familjeve serbe e rome të cilave lufta ua mori fëmijët.

“Kanë qenë disa barriera, mirëpo një prej tyre, një djalë i ri shqiptar, po shkon dhe po i interviston për historitë e tyre të vështira e paraqet një barrierë në vetvete, mirëpo këtu neve na është dashur të punojmë që të krijojmë besimin, jo vetëm në rastet e familjarëve serb, por në të gjitha rastet sepse bëhet fjalë për një temë, për disa përvoja mjaft të vështira të luftës”, ka deklaruar Krasniqi.

Në Kosovë, sipas të dhënave prej te gjithë fëmijëve të vrarë në luftë, 239 prej tyre janë të moshës nga 0 deri në 5 vjeç.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika