8 qese me lëndë narkotike dhe mbi 300 euro të sekuestruara, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se ai ka fituar nga veprimtaria penale e shitjes së lëndëve narkotike. Atij i janë gjetur 8 qese me lëndë narkotike, të dyshuara të llojit kokainë. I dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë

Ilustrim

Tetë qese me lëndë narkotike, të dyshuara që përmbajnë kokainë, dhe 350 euro të dyshuara se janë fituar nga vepra penale, i janë gjetur të dyshuarit mashkull kosovar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë të premtes, të dyshuarit Z.K i janë gjetur dy qese të vogla me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro të dyshuara të jenë fituar nga vepra penale dhe një telefon.

Pas kontrollimit të banesës të të dyshuarit, policia ka sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., të dyshuara se të njëjtat janë të llojit kokainë, dhe 160 euro të dyshuara se janë fituar nga vepra penale dhe një peshore digjitale.

“Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet të fituara nga vepra penale) dhe një telefon. Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet të fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se pas incinimit të rastit ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, i dyshuari është intervistuar, dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika