Ministrja që po synon të jetë në krye të forumit të gruas në VV?

Në shtator Lëvizja Vetëvendosjë do të mbajë zgjedhjet e brendshme në shtator për kryetarë të Partisë, Forumin e Gruas e atë Rinor. Ndërkaq, ministrja Albulena Haxhiu është ajo që po synon të jetë në krye të Forumit të Gruas në këtë parti

Lëvizja Vetëvendosje

Zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurti të viti 2021 i nxorrën fitues Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është edhe arsyeja që tani ky subjekt politik udhëheqë me Qeverinë e Kosovës.

Megjithatë, të gjitha proceset zgjedhore nuk kanë përfunduar për këtë subjekt politik që për kryetar ka Albin Kurtin.

Për zgjedhjet e brendshme për Kryetar të Partisë, Forumin e Gruas e atë Rinor , që do të mbahen në shtator veçse po vazhdon fushata e që nuk po kalon pa debate e përplasje të brendshme.

Në këtë proces të brendshëm zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje, për herë të parë do të zgjedhet edhe kryetarja e Forumit të Gruas.

Ndërkohë, RTV Dukagjini përmes burimeve mëson se në krye të Forumit të Gruas po synon të jetë ajo që udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu duket se do të jetë në krye të këtij organi të ri, por që konfirmimi do të bëhet nga anëtaret në fund të këtij muaji.

Sa i përket pozitës së Kryetarit, ajo që prej themelimit njëherë si Lëvizje e më pas si parti, pothuajse gjithmonë ka qenë e destinuar për një person.

Bëhet fjalë për tashmë kryeministrin Albin Kurti që në krye të Lëvizjes mungoi vetëm në tre vite, e periudhat tjera ka mbajtur timonin e partisë që tashmë është në pushtet.

Përjashtimi ishte bërë në vitet 2015-2017 kur me Vetëvendosjen udhëheqi Visar Ymeri.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika