Trupi i Mbretëreshës mbërrin në Edinburgh

Arkivoli i Mbretëreshës është pritur me ceremoni zyrtare në kështjellën më të rëndësishme të Skocisë

Në pallatin e Holyroodhouse, ka arritur trupi i Mbretëreshës Elizabeth II Foto: Reuters

Në pallatin e Holyroodhouse, ka arritur trupi i Mbretëreshës Elizabeth II, ku do të qëndrojë një natë, para se të dërgohet në Wesminster Abbey në Londër, aty ku edhe do të zhvillohen homazhet zyrtare.

Arkivoli i Mbretëreshës është pritur me ceremoni zyrtare në kështjellën më të rëndësishme të Skocisë, shkruan Reuters.

Mijëra qytetarë kanë duartrokitur gjatë kalimit të autokolonës përcjellëse për madhërinë e saj.

Në pallatin e Holyroodhouse, ka arritur trupi i Mbretëreshës Elizabeth II
Foto: Reuters

Mbreti i ri, Charles III, ishte i vetmi ndër fëmijët e monarkes, jo i pranishëm në pritje, duke qenë se po kryen detyrat shtetërore në Londër dhe do ta presë atje ditën e nesërme arkëmortin e Mbretëreshës.

Princesha Anne, Princi Andrew dhe ai Edward, tre fëmijët e tjerë të Elizabeth II, gjendeshin në hyrje të pallatit mbretëror, të veshur me të zeza, në nderim të nënës së tyre.

Varrimi i saj ndërkaq është vendosur të kryhet më 19 shtator, pas katër ditëve të homazheve të hapura, të cilat do të mbahen në nder të saj.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze. Shumë nga katër fëmijët e saj, tetë nipërit dhe 12 stërnipërit e saj ishin në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.

Si Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera, dhe krysuesja e Komonuelthit prej 54 vendesh, Elizabeth II ishte lehtësisht përfaqësuese e shtetit më të njohur në botë, gjatë një mbretërimi jashtëzakonisht të gjatë.

Dalja e saj e fundit publike ishte të martën, kur mbretëresha, duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një shkop ecjeje, përshëndeti Liz Truss, kryeministren e re të Britanisë, në dhomën e pritjes në Balmoral.

Ajo ishte nën mbikëqyrjen mjekësore në Rezidencën Mbretërore, Balmoral në Skoci, pasi mjekët kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e saj.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdes në moshën 96-vjeçare

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika