Biden për 11 shtatorin: Ende mbajmë kujtimin e jetëve të çmuara që u vodhën nga ne

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ende është e freskët ngjarja e ndodhur 21 vjet më parë

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, presidenti amerikan ka thënë se ende është e freskët ngjarja e ndodhur 21 vjet më parë.

Biden ka theksuar se amerikanët ende i kujtojnë jetët e çmuara që u vodhën në këtë sulm.

“Sot, ne ndajmë këtë rit solemn të kujtimit dhe reflektojmë për gjithçka që humbi në zjarrin dhe hirin më 11 shtator 2001. Për njëzet e një vjet, ne ende mbajmë premtimin tonë për të mos harruar kurrë dhe do të mbajmë kujtimin e atyre jetëve të çmuara të vjedhura nga ne”, ka shkruar ai.

Të dielën e 11 shtatorit janë shënuar 21 vjet nga sulmi i 19 individëve, përkatësisht, 15 nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Katër aeroplanë kryen sulme duke goditur Kullat Binjake në Nju Jork, Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani.

Nga ky sulm mbetën të vdekur afër tre mijë persona.

Aeroplani i parë goditi Kullën Veriore në orën 08:46 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa aeroplani i dytë goditi Kullën Jugore në 09:03 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Në më pak se dy orë, të dy kullat 110-katëshe u shembën në një re të madhe tymi.

Në orën 09:37, një aeroplan i tretë shkatërroi krahun perëndimor të Pentagonit – selinë e madhe të ushtrisë amerikane pranë Uashingtonit.

Një aeroplan i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani në orën 10:03 të mëngjesit pasi pasagjerët rezistuan.

Mijëra njerëz u plagosën ose u zhvilluan më vonë sëmundje të lidhura me sulmet, duke përfshirë zjarrfikësit që punonin në rrënoja.

Sulmet ishin planifikuar nga Afganistani nga rrjeti ekstremist islamik Al Kaida, lideri i së cilës Osama Bin Laden u vra nga trupat amerikane në Pakistanin fqinj, në vitin 2011.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika