Barcelona e pa fat ndaj Bayern-it, Liverpool triumfon ndaj Ajax-it

Ndeshja në mes Bayern Munich, dhe Barcelonës ka përfunduar në favor të gjermanëve me rezultat dy me zero, ndërsa ndeshja në mes Liverpool dhe Ajax ka përfunduar me fitoren e lojtarëve të Kloop me rezultat dy me një

Ilustrim

Bayern Munich ka mposhtur ekipin katalunas Barcelona me rezultat dy me zero, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Golin e epërsisë për gjermanët e shënoi Lucas Hernandez në minutën e 51-të, i cili topin e harkuar nga Jousha Kimmich e konvertoi në gol.

Ndërsa, për të thelluar epërsisë për ekipin nga Gjermania, golin shënoi Leroy Sane nga një pasim i Jamal Musiala.

Barcelona në pjesën e parë ishte dukshëm më e mirë, e cila kishte disa raste për të shënuar, por më të filluar pjesa e dytë ekipi gjerman mori lojën në dorë dhe shënoi fitore.

Me këtë fitore Bayerni kryeson në grupin C me gjashtë pikë, i ndjekur nga Barcelona me tri pikë, dhe gjithashtu Inter me tri pikë në vendin e tretë.

Ndërsa, në një ndeshje tjetër interesante Lverpooli ka trimufuar ndaj Ajax-it, me rezultat dy me një.

Në ndeshjen e cila u luajt në “Anfield Road”, ekipi vendas Liverpool kaloi në epërsi me golin e sulmuesit Mohamed Salah në minutën e 17-të.

Por, nuk vonoi shumë përgjijgia e ekipit nga Franca të cilët e rikthyen baraspeshën në “Anfield Road”, me golin e Kudusit në minutën e 27-të.

Kurse golin e epërsisë për dy me një për Liverpool e shënoi Joel Matip.

Ndërkaq, Napoli kryeson grupin A me tre pikë dhe një ndeshje më pak, i ndjekur nga Liverpool gjithashtu me tre pikë, dhe Ajax që ka tre pikë në vendin e tretë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika