Bytyqi për grevën: Inatet personale duke kaluar në ekstreme po i dëmtojnë nxënësit

Ish-ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se greva në arsim është bllokuar për shkak të inateve personale. Sipas tij, qeveria do të duhej që të ulej në tavolinë e bisedimeve me Këshillin Grevist, dhe t’i shpjegonte arsyet se pse nuk po mundte t’i realizonte kërkesat e tyre, e pastaj ta publikonte pakon e ndihmës financiare

ish-ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi

Ish-ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur për krizën në arsim, e cila sipas tij, nuk po tejkalohet për shkak të inateve personale.

“Po të mos ishin këto inatet personale dhe kalimi në ekstreme për të treguar se kush është më i forti, zgjidhja do të kishte ndodhur që në javën parë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti 2 përshpejtoi publikimin e pakos së ndihmës financiare me nga 50 euro, për ta injoruar grevën.

Sipas tij, qeveria do të duhej që të ulej në tavolinën e bisedimeve me Këshillin Grevist, dhe t’i shpjegonte arsyet se pse nuk po mundte t’i realizonte kërkesat e tyre, e pastaj ta publikonte pakon e ndihmës financiare. Kjo, sipas Bytyqit, do ta ndërpriste grevën.

“Grevistët nuk do të kishin arsye të thonin se qeveria nuk bashkëpunoi, dhe nuk na ofroi asnjë alternativë dhe e dyta do të humbisni betejën në opinion, sepse qeveria u ofroi një alternativë”.

“Duke e injoruar grevën na prezantohen këto inate, që dëmtohet grupi që nuk ka faj aspak, të cilët janë nxënësit”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika