Lufta në Ukrainë: Biden flet për përdorimin e armëve bërthamore taktike nga ana e Rusisë

Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë bërthamore kimike ose taktike në luftën në Ukrainë. Sipas tij, një veprim i tillë do të ndryshonte fytyrën e luftës, ndryshe nga çdo gjë që ndodhi nga Lufta e Dytë Botërore

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë bërthamore kimike ose taktike në luftën në Ukrainë.

Duke folur gjatë një interviste për CBS News, Biden tha se një veprim i tillë do të “ndryshonte fytyrën e luftës, ndryshe nga çdo gjë që ndodhi nga Lufta e Dytë Botërore” gjersa nuk ka dhënë përgjigje konkrete për veprimet që do të merrte SHBA ndaj përdorimit të armëve të tilla.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vendosi forcat bërthamore të vendit në gatishmëri pas pushtimit të Ukrainës në shkurt, veprim për të cilin, BBC transmeton se u kishe thënë shefave të mbrojtjes se kjo ishte për shkak të “deklaratave agresive” nga perëndimi.

Armët bërthamore ekzistojnë për gati 80 vjet, dhe shumë vende i shohin ato si një pengesë që vazhdon të garantojë sigurinë e tyre kombëtare.

Rusia vlerësohet të ketë rreth 5,977 koka bërthamore, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore “strategjike”, të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse.

Në një intervistë me korrespondentin e CBS-së, Scott Pelley, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Biden u pyet se çfarë do t’i thoshte presidentit Putin nëse do të konsideronte përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.

“Mos, mos, mos”, ishte përgjigja e Presidentit Biden.

Biden u pyet më pas se cilat do të ishin pasojat për Putinin nëse një kufi i tillë kalohej.

“Në varësi të masës së asaj që bëjnë do të përcaktojë se çfarë reagimi do të ndodhë nga ana jonë”, është shprehur Biden.

Ditët e fundit, Ukraina thotë se ka rimarrë më shumë se 8,000 km katrorë territor në rajonin verilindor të Kharkiv.

Pavarësisht pengesës së dukshme, presidenti Putin ka këmbëngulur se kundërofensiva e suksesshme e Ukrainës nuk do të ndalojë planet e Rusisë për të vazhduar operacionet e saj në lindje të vendit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika