“Spiderman” francez ngjitet në një ndërtesë 48-katëshe për të shënuar 60-vjetorin e lindjes

Alpinisti francez, Alain Rober, është ngjitur në një ndërtesë 48-katëshe për të festuar 60-vjetorin e lindjes së tij. I veshur me të kuqe, Roberti ka festuar teksa ka arritur në majën e ndërtesës së Tour TotalEnergies prej 187 metrash, në lagjen e biznesit La Defense të kryeqytetit francez

Alain Rober, alpinisti i lirë, ndryshe i quajtur "Spiderman"

Alain Rober është një alpinist i lirë, ndryshe i quajtur “Spiderman”, i cili në muajin gusht ka mbushut 60 vjet, ndërsa për të shënuar ditëlindjen e tij ai është ngjitur në një ndërtesë 48-katëshe në Paris.

I veshur me të kuqe, Roberti ka festuar teksa ka arritur në majën e ndërtesës së Tour TotalEnergies prej 187 metrash, në lagjen e biznesit La Defense të kryeqytetit francez.

“Dua t’u dërgoj njerëzve mesazhin se të jesh 60 nuk është asgjë. Mund të bësh ende sport, të jesh aktiv, të bësh gjëra përrallore”.

“Ia premtova vetes disa vite më parë se kur të mbushja 60 vjeç, do të ngjitesha sërish në atë kullë, sepse 60-ta simbolizon moshën e pensionit në Francë dhe mendova se ishte një prekje e bukur”, ka thënë alpinisti, njofton Sky News.

Robert kishte filluar të ngjitej në vitin 1975, duke u stërvitur në shkëmbinj pranë vendlindjes së tij në Vlemce në Francën jugore, ndërkaq ngjitjen në ndërtesa të larta e ka filluar në vitin 1977.

Alain Rober, alpinisti i lirë, ndryshe i quajtur “Spiderman”

Që nga ajo kohë, Robert është ngjitur në më shumë se 150 struktura të larta në gjithë botën, duke përfshirë Burj Khalifa të Dubait, ndërtesën më të lartë në botë dhe Kullën Eifel dhe Urën Golden Gate të San Franciskos.

Ndërkaq, duke e zhvilluar aktivitetin e tij pa leje, Robert është arrestuar vazhdimisht.

Alpinisti francez ngjitet pa parzmore, duke përdorur vetëm duart e tij të zhveshura, një palë këpucë ngjitjeje dhe një qese me shkumës pluhur për të fshirë djersën.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika