Reagon BIA pas deklarimeve të Dick Marty-t

Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA), ka reaguar pas deklarimit të Dick Marty-t i cili kishte thënë në një intervistë ekskluzive, se BIA dhe shërbime të tjera të inteligjencës serbe, kanë angazhuar vrasës me pagesë për ta likuiduar atë.

Shërbimi serb, BIA përmes një letre dërguar Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (FIS), ka dënuar dhe mohon “pretendimet dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së dikujt”, përcjell Tanjug.

“BIA reagon ndaj gjoja kërcënimeve me vdekje ndaj ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, i cili hetonte krimet e UÇK-së dhe trafikimin e organeve njerëzore, Dick Marty”.

“Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës ekskluzivisht në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratë të BIA-s.

Sipas deklaratës së inteligjencës serbe, përkundër të gjitha presioneve dhe përpjekjeve për të destabilizuar, BIA do të vazhdojë të punojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Dick Marty: Serbët deshën të më vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika