PriFest nis me filmin “Vera Andrron Detin”

Nga e martja e 20 shtatorit, nis edicioni i 14-të i Festivalit të filmit "PriFest" në Prishtinë, festival ky që do të zgjasë pesë ditët në vazhdim dhe hapet me filmin "Vera Andrron Detin"

Filmi kosovar “Vera Andrron Detin”, do të hapë edicionin e 14-të të Festivalit të Filmit “PriFest” në Prishtinë, film ky që shtjellon një temë shumë të rëndësishme lidhur me pronën dhe të drejtat e grave në pronë.

Filmi është bashkëpunim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërsa, në rolet kryesore luajnë, Teuta Jegeni Ajdini, Alketa Sylaj, Refet Abazi dhe Astrit Kabashi.

E rëndësishme është se përveç që tashmë janë të ditur edhe filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, gjithashtu është njoftuar se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.

“Jemi të lumtur që sikurse edhe hapja e PriFest-it, me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, ’’Virgjëresha Shqiptare’’,  për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, ka thënë Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit, shkruan Kultplus, transmeton portali Dukagjini.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe për herë të parë do të mbahet me mungesë të drejtoreshës së festivalit, Vjosa Berisha, e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do ta kujtojë dhe do ta nderojë atë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika