Truss hedh poshtë idenë e pjesëmarrjes në klubin e ri të kombeve evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në maj të këtij viti ka sugjeruar krijimin e "Komunitetit Politik Evropian", si një "hapësirë ​​të re" për bashkëpunim. Kryeministrja britaneze, Liz Truss, ka hedhur poshtë idenë e pjesëmarrjes britanike në këtë grup

Fotoilustrim. Foto: BBC





Muaji i ardhshëm do të jetë vendimarrës për Mbretërinë e Bashkuar nëse do të marrë pjesë në një “klub të kombeve” të ri politik evropian. Takimi i parë i këtij klubi do të quhet “Komunitetit Politik Evropian” dhe do të mbahet në Pragë në fillim të tetorit.

Komuniteti Politik Evropian është një ide e përkrahur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e propozoi atë në maj, si një “hapësirë ​​të re” për bashkëpunim.

Lideri francez tha se ky grup mund të diskutojë çështje të rëndësishme si, siguria, energjia, transporti, si dhe lëvizja e njerëzve, veçanërisht e të rinjve.

A mund t’i bashkohet Mbretëria e Bashkuar një Komuniteti të ri Politik Evropian?

Synimi i gjerë i Mbretërisë së Bashkuar është krijimi i një forumi që shkon përtej 27 vendeve anëtare të BE-së. Ide të ngjashme janë përhapur për dekada, por kjo është shtytja e parë e madhe për një forum të tillë.

27 anëtarët e BE-së do të ftohen të jenë pjesëmarrës në këtë grup, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Turqinë.

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor mund të ftohen gjithashtu, së bashku me Islandën, Lihtenshtajnin, Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Zyrtarët e BE-së i kanë thënë BBC-së se një memorandum “ruaj datën” ka shkuar në kryeqytetet, me ftesa zyrtare për t’u ndjekur.

Takimi inaugurues i “Komunitetit Politik Evropian” do të zhvillohet më 6 tetor në kryeqytetin çek, Pragë, i cili aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit Evropian, raporton  BBC.

Kritikët brenda BE-së janë të kujdesshëm ndaj asaj që ata e shohin si një projekt “të paqartë” të udhëhequr nga Franca. Ekziston gjithashtu dyshimi se Franca dëshiron të krijojë një “parkim” për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka hedhur poshtë idenë e pjesëmarrjes britanike. Si sekretare e jashtme, ajo tha se NATO dhe G7 ishin aleancat “kyçe” ushtarake dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministrja britaneze pritet të zhvillojë bisedime me presidentin francez Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, brenda ditëve në vijim.

Ndërsa, paraardhësi i saj si kryeministër, Boris Johnson, duket se ka shprehur interes për propozimin.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika