Molliqaj anulimin e vizitës së Trendafilovas e quan fitore

Dardan Molliqaj ka komentuar anulimin e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me anulimin e vizitës në Kosovë të krytares së Dhomave të Specializuara, Ekterina Trendafilova.

Sipas anulimi i vizitës së Dhomave të Specializura, Ekaterina Trendafilova, ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të kësaj gjykate.

Molliqaj shtoi se ky anulim erdhi si rezultat i dy faktorëve.

“Anulimi i kësaj vizite ka ardhur si rezultat i dy faktorëve. Ishte e qartë që pjesëmarrja do të ishte shumë masive dhe jo rastësisht ndodhi shumë vonë. Kjo gjykatë po tenton të shmangë çdo pamje të pakënaqësie së qytetarit. Ishte e qartë se do të kishte prezencë të mediave ndërkombëtare. Nuk kam dëgjuar që këto takime anulohen për shkak të presioneve publike. Njërën anë e ka shpërfaq të vërtetën e kësaj gjykate dhe na ka treguar se kur ka mobilizim fitoret janë të mundshme”, u shpreh Molliqaj.

Ndëekaq, gjatë ditës së martë Gjykata Speciale ka bërë të ditur se pas situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë (DhSK), Ekaterina Trendafilova ka vendosur që aktiviteti të zhvillohet përmes video lidhjes.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se shkak të anulimit të takimit të Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika