FBI thotë se hakerët kishin qasje 14 muaj më parë në sistemin qeveritar të Shqipërisë

Një raport i përbashkët i publikuar nga FBI dhe CISA tregon se akterët kibernetikë nga Irani patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik në Qeverinë e Shqipërisë

Fotoilustrim





Të enjten e 22 shtatorit, Byroja Federale Amerikane e Hetimeve(FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raport thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të këtij viti kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut”, thuhet në raport, transmeton Euronews Albania.

Më 7 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i ishte kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Një tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika