Vendosen banka shkollore afër ndërtesës së Qeverisë në shenjë të grevës në arsim

Greva në arsim vazhdon të jetë prezente që nga 25 gushti. Në mënyrë simbolike, KOMF ka realizuar një aksion me banka, karrige dhe çanta shkollore për fëmijët, të cilët vazhdojnë të humbasin orë mësimi. Krahas tyre, janë vendosur mbishkrime të orëve të humbura dhe tërsisë së planprogramit kurrikular

Vendosen banka shkollore afër ndërtesës së Qeverisë në shenjë të grevës në arsim (Autor i fotos: EO)

“Fëmijët në shkolla” është instalacioni simbolik i paraqitur në sheshin “Skënderbeu” nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF, instalacion ky që simbolizon të drejtat e fëmijëve në mësim.

Të shtunën e 24 shtatorit, përmes aksionit të KOMF, janë prezantuar të dhëna, njëherësh edhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit ka shkaktuar te fëmijët. Më shumë se 300 mijë nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës kanë mbetur në shtëpi për shkak të vendimit për mosmbajtjen e mësimit nga mësimdhënësit deri në plotësimin e kushteve që ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës.

“Deri tani, rreth 12 për qind e planprogramit kurrikular është humbur”, “deri tani, 17 ditë dhe 4.208 orë mësimi të humbura”, janë disa nga mbishkrimet e ngjitura në karriget e vendosura krahas bankave dhe çantave në shesh.

Njëra ndër kushtet e kërkuara është 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga. Ndërkaq, greva vazhdon të jetë prezente që nga 25 gushti.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika