6 raste të reja me COVID-19

44 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të reja dhe janë vaksinuar 24 persona

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 99 testime në total, kanë rezultuar 6 raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 3 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 44 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 24 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 836 mijë e 103 doza të vaksinës.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 300 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 675 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 125 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 784 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

 





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika