5 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës janë raportuar 5 raste të dhunës në familje në Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës

Sipas raportit nag Policia e Kosovës është bërë ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar 5 raste të dunës në familje.

Rasti i parë ishte në  Prishtinë, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte kanosur fjale ofenduese nga djali i tij, mashkull kosovar, dhe ne mënyrë agresive me veturë e ka goditur dy here nga prapa dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima, prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit te tije, të dyshuarin kanë arritur njësiti policor ta arrestojnë  dhe pas intervistimit , e ne konsultim me prokurorin , janë inicuar tri raste dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Podujevë,  ku i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur. Sipas raportit viktimat pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit në prezencë të QPS-së janë dërguar te familja e viktimës. Kurse, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i tjetër ka ndodhur në Lipjan, ku raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi i ka sulmuar fizikisht  dy viktimat femra kosovare, motrat e tij, njëra prej tyre ka pranuar tretman mjekësorë si pasoje  e lëndimeve trupore. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i katërt ka ndodhur në Gjakovë, ku një i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare, respektivisht ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se të njëjtë i ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i pestë gjatë 14 orëve të fudnit ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkaq, viktima pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit në prezencë të QPS-së, viktima dhe fëmijët e saj janë dërguar te familja e viktimës. Spas njoftimit lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika