Haliti pas videos së LVV-së: Rrugaçëve nuk u jap llogari, institucioneve të shtetit po

Lëvizja Vetëvendosje(VV), përmes një videoje në Facebook, ka kritikuar opozitën duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit”. Për këtë, ka reaguar Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së, i cili ka thënë se nuk sheh asnjë projekt të realizuar nga ana e LVV-së përgjatë kohës së qeverisjes së saj





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ai nuk u jep llogari “rrugaçëve”, por vetëm institucioneve të shtetit.

Një reagim i tillë i Halitit vjen pas publikimit të një videoje nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën cilësonte opozitën si “shkatërrues të shtetit”.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Haliti ka thënë se në rast të posedimeve të mendimeve të tilla, të njëjtat, do të duhej të adresoheshin në gjykatë dhe jo përmes rrjetit social, Facebook.

“Të krijohen mendime negative për njerëzit që kanë kontribuuar ose nuk kanë kontribuuar, që kanë shkatërruar shtetin ose që kanë keqpërdorur pozitën nuk gjykohen, përmes
Facebook-ut, por denoncohen në prokurori dhe në gjykatë”, ka deklaruar Haliti.

Krahaj kësaj, ai ka thënë se nuk sheh asnjë projekt të realizuar nga ana e LVV-së, përgjatë kohës së qeverisjes së saj.

“Akrobacionet të tipit të njerëzve të ligj, i quaj gjëra të cilat ata që i bëjnë duhet të japin llogari para Gjykatave të Kosovës. Përveç sharjeve dhe shpërndarjeve të ndihmave për interesa elektorale, nuk kanë bërë asgjë. Nuk po shoh projekte të realizuara nga ta në Kosovë, nuk ka spitale, mirëmbajtje të rrugëve, është ndërprerë ndërtimi i ujësjellësve”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përmes një video në Facebook, ka kritikuar opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit” që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

Vetëvendosje akuzon opozitën, i quan “shkatërrues të shtetit”





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika