Putin nënshkruan ligjin për aneksim të katër rajoneve ukrainase

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar katër ligje kushtetuese federale për hyrjen e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, rajoneve Zaporozhye dhe Kherson në Federatën Ruse

Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin





Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar masat ligjore që pretendojnë të aneksojnë katër rajone të Ukrainës në Federatën Ruse.

Kjo pikërisht kur forcat ruse luftuan për të ndalur një kundërofensivë të Ukrainës në të gjitha territoret, shkruan Reuters.

Donetsku, Luhansku, Hersoni dhe Zaporizhja janë rajone që kontrollohen pjesërisht nga forcat ruse, prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë në fund të muajit shkurt.

“Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar katër ligje kushtetuese federale për hyrjen e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, rajoneve Zaporozhye dhe Kherson në Federatën Ruse”, thuhet në njoftimin e parlamentit.

“Ai ka nënshkruar edhe ligjet përkatëse për ratifikimin”.

Rusia ka shpallur aneksimet pas mbajtjes së referendumeve në zonat e pushtuara të Ukrainës.

Qeveritë perëndimore dhe Kievi kanë deklaruar se votat shkelin ligjin ndërkombëtar dhe ishin shtrënguese dhe jopërfaqësuese.

Zonat që po aneksohen nuk janë të gjitha nën kontrollin e forcave ruse. Pretendimi total i Rusisë arrin në rreth 18 për qind të territorit ukrainas.

Zyrtarët perëndimorë kanë sugjeruar më parë se Putini ka të ngjarë të kërkojë të riformulojë kundërsulmin e Ukrainës në të katër rajonet dhe çdo tjetër si një sulm ndaj sovranitetit të Rusisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Uashingtoni “nuk do t’i njohë kurrë territoret e Ukrainës, si diçka tjetër përveç si Ukrainë”.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika