A do të jetë Gjykata Evropiane, faktor për themelimin e Asociacionit?

Që nga dita kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është ngritur dilema rreth efekteve të Gjykatës Evropiane, dhe sa kanë fuqi obiliguese vendimet e saj

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë(AKS) është pjesë e diskursit publik dhe politik në Kosovë, si mënyrë për zgjidhjen përfundimtare të problemit me Serbinë, në pesë vjetët e fundit.

Mundësia e imponimit të themelimit të AKS-së, është kthyer në debat të pambarimtë, me shumë hipoteza dhe pak substancë, midis shumicës dhe pakicës parlamentare. Dhe, si i tillë, ky debat është zhvendosur edhe në studio televizive.

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur lidhur me këtë çështje, duke thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës kërkon një nivel të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut.

Sipas Ymerit, në këtë ka disa lloje të të drejtëve të njeriut, siç janë e drejta për jetë dhe ndalimi i torturës, ku këto janë fundamentale. Mirëpo, menjëherë pas këtyre vijnë çështjet e lirisë dhe të sigurisë, të pronës e privatësisë.

Ai ka treguar edhe për punën e Gjykatës Evropiane.

Gjykata Evropiane në Strasburg

“Gjykata për të drejtat e njeriut siguron që organet shtetërore të vendeve anëtare nuk shkelin këto të drejta me veprim ose mosveprim”, ka thënë Ymeri për Portal D.

Sa i përket asaj se a ka mundësi që Gjykata Evropiane t’i zgjidhë çështjet e humbura nëpër gjykatat e Kosovës përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, siç është ASK, i pari i institutit për politika sociale ”Musine Kokolari” ka thënë se kjo gjykatë mund të përdoret edhe për raste gjyqësore mes shteteve.

Visar Ymeri, Kryetari i Institutit për Politika Sociale

“Shkuarja në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për këto çështje dhe fitorja eventuale e rasteve atje e shton obligimin e zbatimit të tyre”, ka deklaruar Ymeri.

Ai ka përfunduar duke thënë se Gjykata e Evropiane është një instrument jashtëzakonisht i përdorshëm dhe i dobishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, avokatit Artan Çerkin lidhur me këtë çështje ka deklaruar se një gjë të tillë Serbia fare nuk mund ta realizojë, ngase Gjykata Evropiane nuk merret me çështje të kësaj natyre, por merret vetëm më të drejtat e qytetarëve të cilat shkelen nga autoritete publike të Kosovës.

“Gjykata e Evropiane i trajton vetëm ato raste që kanë të bëjnë nga nenin 2 deri tek nenin 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka thënë Çerkini.

Më tej ai ka deklaruar se me të drejtat me të cilat merret Gjykata Evropiane sipas tij, ato  janë e drejta për jetën, e drejta për gjykim të drejtë edhe të paanshëm, e drejta për liri të lëvizjes e të privatësisë, dhe lirin e shprehjes.

Avokati, Artan Çerkini

Ndërsa, Çerkini tutje ka përfunduar se nuk sheh rol të Gjykatës Evropiane kur vjen puna tek implementimi i marrëveshjeve mes Kosovës edhe Serbisë, pasi nuk është në misionin e saj.

Një gjë tjetër e ka thënë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Kreshnik Gashi. Në lidhje më Gjykatën Evropiane ai ka thënë se Serbisë i konvenon që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, pasi Serbia është duke menduar në mënyrë strategjike duke mos lobuar me të gjitha kapacitet që t’ia mundësojë Kosovës të bëhet anëtare dhe pastaj ta përdorë Gjykatën Evropiane për proceset të cilat i ka humbur në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia do ta përdorë një taktikë të lobimit të heshtur, që ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Gashit, nëpërmjet kësaj Gjykate, Serbia do të bëjë përpjekje për të dëmtuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Gazetari hulumtues, Kreshnik Gashi

“Mosrespektimi i të drejtave të komunitetit serb për pronat në Kosovë të cilat ne nuk u kemi garantuar gjykim të paanshëm, Serbia do t’i përdorë kundër Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i respekton të drejtat e njeriut, dhe ne e dimë se çfarë vendimesh do të sjellë Gjykata e Evropës”, ka sqaruar Gashi.

Gashi ka përfunduar duke bërë të ditur se çfarë është në gjendje të bëjë një shtet siç është Serbia, që nuk ka lënë mjet pa përdorur që ta luftojë shtetësinë e Kosovës dhe ajo do ta përdorë këtë gjykatë për ta dëmtuar Kosovën.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika