A do të rikthehet Greenwood në Manchester United pas lirimit nga akuzat?

Sulmuesi i Man United, Mason Greenwood është liruar nga akuzat për përdhunim dhe sulm, pas arrestimit në janar të vitit 2022 dhe që atëherë nuk ka luajtur më për Djajtë e Kuq. Spekulimet tashmë janë shtuar nëse Greenwood do të jetë në gjendje të luajë përsëri për Djajtë e Kuq

Futbollisti anglez, Mason Greenwood,

Futbollisti anglez, Mason Greenwood ishte pezulluar nga klubi i tij Manchester United në janar të vitit 2022, atëherë kur u shfaqën për herë të parë akuzat ndaj tij.

Pavarësisht se e pezulloi atë, United vazhdoi të paguante Greenwoodin gjatë hetimit të policisë, dhe çështjes gjyqësore pasuese.

Ai ishte akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sulmi, nga të cilat do të përballej me gjyqin në nëntor përpara se Policia e Manchesterit të Madh të konfirmonte se prokuroria kishte hequr dorë nga të gjitha akuzat.

Shërbimi i Prokurorisë ka konfirmuar se “tërheqja e dëshmitarëve kryesorë dhe materialeve të reja që dolën në dritë nënkuptonin se nuk kishte më një perspektivë realiste për dënim”.

Tashmë, Greenwoodit i është dhënë drita jeshile për të rindërtuar karrierën e tij në futboll pasi të gjitha akuzat kundër tij u hoqën. Por, kujtojmë se ai ka ende një kontratë me United deri në vitin 2025 me vlerë rreth 4 milionë funte në sezon.

Futbollisti anglez, Mason Greenwood, dhe trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag

E që menjëherë pas heqjes së akuzave ndaj tij, klubi Manchester United ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm.

“Manchester United vë në dukje vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës që të gjitha akuzat kundër Mason Greenwood janë hequr”, thuhej në deklaratën zyrtare.

“Klubi tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”, thuhej tutje në deklaratë.

Greenwood, 21 vjeç, kishte qenë jashtë skuadrës së parë të United që nga janari i vitit të kaluar pasi u akuzua për tentativë përdhunimi, sulm dhe kontroll shtrëngues – por të enjten e 2 shkurtit të gjitha këto akuza i janë  hequr.

Një vendim për të ardhmen e 21-vjeçarit në fushë ka mundësi të zgjidhet kur United të japë përditësimin e tyre të radhës.

Çfarë do të bëj trajneri i ri, Ten Hag për Greenwood?

Është një problem që do të vazhdojë për sa kohë që Greenwood mbetet në punësimin e klubit, veçanërisht duke pasur parasysh atë që kishte thënë trajneri i klubit, Erik Ten Hag pasi u emërua kur lojtari ishte ende në burgim me kusht.

Futbollisti anglez, Mason Greenwood, dhe ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes për klubin Man United

Ten Hag muajin e kaluar ishte pyetur se çfarë vendimi do të merrej për të, dhe ai ishte përgjigjur se fillimisht duhet të presin gjykimin.

“Nëse provohet i pafajshëm, ai do të merrte një vend në ekipin tim, ai është një talent i jashtëzakonshëm që mund të luajë në krahun e majtë, në krahun e djathtë, në qendërsulmues dhe në nëntë fals”, kishte thënë tutje ai.

Greenwood mbetet lojtarë i Manchester United?

Zyrtarisht sulmuesi anglez është ende i regjistruar si lojtar U-21, dhe sipas raportimeve të mediave angleze, Greenwood ka të drejtë të luajë për United edhe nëse nuk është zyrtarisht në listën e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit.

Pra, ai mund të pretendojë se ka çdo të drejtë të kthehet në Carrington dhe të rifillojë stërvitjen – pavarësisht se United e urdhëron atë të qëndrojë larg derisa të kenë përfunduar hetimin e tyre të brendshëm.

Greenwood në United pasi bëri debutimin e tij në vitin 2018. Ai ka luajtur 129 herë në të gjitha garat, duke shënuar 35 gola dhe duke dhënë 12 asistime. Ndeshja e tij e fundit ishte fitorja 1-0 ndaj West Ham United më 22 janar të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika