A mund të kthehet procesi zgjedhor në zero? – flet ish-kryetarja e KQZ-së

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka për mbajtjen e zgjedhjeve në veri ka thënë se nuk është në pyetje çështja organizative, por nëse këto zgjedhje do të mund të sjellin ndonjë rezultat, të cilin ajo e ka cilësuar si politik dhe mund të zgjidhet vetëm në nivel politik mes dy palëve

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, në një lidhje direkte për RTV Dukagjinin, 23 prill 2023.

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valdete Daka, teksa ka folur për procesin zgjedhor në veri të vendit, është pyetur se nëse nuk ka ankesa nga partitë a ka mundësi që ato të kthehen në pikën zero përmes një marrëveshjeje politike.

Ajo ka thënë se kthimi i procesit zgjedhor në zero mund të bëhet vetëm nëse kryetarët e zgjedhur nuk mund ta japin betimin brenda një afati ligjor.

“Nëse ata nuk mund ta japin betimin brenda një afati ligjor, nuk e di saktësisht se sa kohë, por nëse nuk e arrijnë me e dhënë betimin para asambleve të tyre atëherë ata nuk mund ta marrin detyrë dhe praktikisht komunat përsëri ngelin pa kryetar, dhe presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet për ato katër komuna”, ka thënë Daka për RTV Dukagjinin.

Ndërkaq, Daka ka thënë se çështja nuk ka të bëjë me organizimin, por nëse këto zgjedhje do të mund të sjellin ndonjë rezultat, të cilin ajo e ka cilësuar si rezultat politik dhe mund të zgjidhet vetëm në nivel politik.

“Nëse kemi një marrëveshje, personalisht e shoh të vështir që këta kryetar që do të dalin nga zgjedhjet e sotme, do të jenë të pranueshëm për qytetarët tjerë që nuk kanë pranuar të dalin në zgjedhje. Pra këta qytetarë e kanë dërguar një mesazh të tyre dhe me faktin që thjesht i injorojnë institucione e Kosovës atje. Këta e dërgojnë mesazhin që ndoshta këta kryetarë do të zgjidhen por për ne ata kryetar nuk do të ekzistojnë”, është shprehur ajo.

“Kjo nuk është çështje se a mundet të organizoj zgjedhjet ne veri ajo, pyetja është se ato zgjedhje a prodhojnë ndonjë rezultat dhe për mua konsideroj që është politike dhe jo çështje organizative e cila mund të zgjidhet vetëm në rrafshin politik, nga institucionet e Kosovës dhe tashmë është e ditur nga institucionet e Beogradit”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka thënë se ka mundësi që rreth orës 20:00, një orë pas mbylljes së vendvotimeve, do të dihen rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

“Diku rreth orës 20:00 sonte do t’i kemi rezultatet preliminare”, është shprehur ajo.

A mund të përfundojnë procedurat ligjore deri në takimin Kurti – Vuçiq?

Ish-kryetarja e KQZ-së, është pyetur nëse procedurat ligjore deri në zgjidhjen e kryetarëve të katër komunave veriore mund të përfundojnë deri në takimin e ardhshëm, më 3 maj, të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Afati për ditën e zgjedhjeve është 24 orë që të paraqitet nga partitë për ankesa në PZAP, pastaj përsëri 24 orë deri në vendim të tyre, dhe tri ditë apo 72 orë i ka Gjykata Supreme, që i bie 8 ditë që të vendoset lidhur me ankesat eventuale. Por, unë besoj që në këtë proces nuk do të ketë ankesa”, ka thënë Daka.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se pasi të shpallen rezultat përfundimtare, dhe kur nuk ka më ankesa as në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), as në Gjykatës Supreme, atëherë KQZ-së i hapet rruga që t’i certifikojë ato rezultate dhe t’i shpallë të njëjtat.

“Pastaj për t’u bërë kryetar ata persona që zgjidhen sot me votë atëherë duhet që të japin betimin para asambleve komunale respektive, pra para secilës asamble të këtyre katër komunave duhet që të japin një betim dhe vetëm pastaj mund ta ushtrojnë funksion e kryetarit apo kryetarit”, është shprehur Dakaj.

Në veri janë rreth 45 mijë qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e rinj në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, së bashku me kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka instaluar kontejnerë, që shërbejnë si qendra votimi, pasi strukturat lokale të mbështetura nga Serbia, nuk kanë lejuar hapjen e shkollave si qendra të rregullta votimi.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk vërehet ndonjë tendencë për eskalim të situatës në veri dhe se Policia e Kosovës, sipas tij, nuk ka qenë kurrë më e përgatitur për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.

Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi kryetarët e këtyre komunave – të gjithë nga radhët e Listës Serbe – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika