Abazi: A do të thotë se kushdo që mbështet ‘Open Balkan’ po e mbështet gjithashtu shkatërrimin e Ukrainës

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili kishte thënë se ideja për “Ballkanin e Hapur”, është iniciativë e Serbisë

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Pas deklaratave të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov se ideja për iniciativën “Ballkani i Hapur” është ide e Serbisë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

Abazi i ka komentuar deklaratat e Lavrovit, duke shtruar pyetjen se nëse Rusia e përkrah Ballkanin e Hapur dhe njëkohësisht po e shkatërron Ukrainën a do të thotë se gjithkush që e përkrah këtë iniciativë e përkrah edhe shkatërrimin e Ukrainës.

“Kur Lavrov mbështet konkretisht ‘Open Balkan’, ndërkohë që po shkatërron hapur Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet ‘Open Balkan’ po mbështet gjithashtu shkatërrimin e Ukrainës! Dhe çfarë është në të vërtetë Ballkani i Hapur?”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe, Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.

Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në takimin, i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.

Teksa ka refuzuar ftesën në vazhdimësi, të njëjtën ide e ka quajtur të panevojshme, shkruan B92.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika