Abazi: Pranimi i fajit duhet të jetë virtyt për politikën e Kosovës

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka thënë se pranimi i fajit duhet të jetë virtyt në politikën e Kosovës dhe jo një tentim për të manipuluar me opinionin publik. Sipas tij, ajo formë e komunikimit dhe forma e vendimmarrjes që është bërë në të kaluarën, e ka sjellur nivelin e besueshmerisë dhe mundësinë për të konkretizuar procese në një nivel jo të mirë. Krahas kësaj, i njëjti ka komentuar edhe rezultatet e sondazhit lidhur me formimin e Asociacionit

Haki Abazi, Deputet i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se pranimi i fajit duhet të jetë një virtyt i përfshirë në politikën e Kosovës dhe jo një tentim të vazhdueshëm për të manipuluar opinionin publik.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Abazi ka thënë se duhet që niveli i sinqeritetit të rritet lidhur me gjendjen e deritanishme të Kosovës në spektrin politik.

“Duhet të rritet niveli i sinqeritetit në komunikim për atë se ku jemi dhe pse kemi arritur deri këtu. Pranimi i fajit duhet të jetë virtyt në politikën e Kosovës jo tentim për të manipuluar me opinionin në mënyrë konstante sepse ajo formë e komunikimit dhe forma e vendimmarrjes që është bërë në të kaluarën, qoftë për fusnotën, qoftë për formimin e Asociacionit apo për një demarkacion që është bërë lëmsh në të gjitha anët e ka sjellë edhe nivelin e besueshmërinë dhe mundësinë për të konkretizuar procese, e ka sjellë në një nivel jashtëzakonisht jo të mirë”, ka deklaruar ai.

Një organizatë e mirënjohur për matjen e opinionit publik ka kryer një matje në raport me çështje të ndryshme me mbi një mijë të intervistuar, që kryesisht lidhen me dialogun Kosovë – Serbi specifikisht Asociacionin. Margjina e gabimit të këtij sondazhi është 3%.

Rezultatet e sondazhit në lidhje me formimin e Asociacionit

Abazi ka komentuar atë duke thënë se rezultatet nuk mund të priteshin ndryshe duke pasur parasysh diskursin e narrativës politike mbi të cilin është ndërtuar ajo.

“Mendoj që rezultati i sondazheve është rezultat i narrativës politike, i diskursit që është ndërtuar. Nuk mund të pritet diçka tjetër në sondazh përderisa kemi një qartësi të madhe sa i përket koncensusit politik për çështjen e “Zajednicës”, Asociacionit dhe në të njëjtën kohë, që nga 27 shkurti kemi një mospranim të një realiteti politik në  të cilin jemi duke manovruar si shoqëri, edhe si qytetar edhe si politik”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika