Abazoviq pro Ballkanit të Hapur do të marrë pjesë në samitin e radhës në Ohër

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës së Ballkanit të Hapur, që do të mbahet në Ohër, raporton B92.

Abazoviq ka thënë se nuk ka parë asnjë argument të vlefshëm pse nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk është e mirë për Malin e Zi.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të largohem në cilësinë e kryeministrit”, kishte thënë Abazoviq.

Ndërsa, Ballkani i Hapur është themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Kjo nismë është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër i vendit më 28 prill.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika