Abdixhiku për Rugovën: Ka qenë politikan dhe intelektual i madh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka nderuar figurën e ish-presidentit, Ibrahim Rugovës në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit”. Ky manifestim mbahet në Stubëll të Vitisë, ndërsa edicioni i sivjetmë i është dedikuar Rugovës.

Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se manifestimi “Takimet e Don Mikelit” ka afirmuar vlerat pozitive të historisë së Kosovës e nderimi që po i bëjnë Rugovës, sipas tij, e dëshmon këtë.

Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova ka qenë politikan e intelektual i madh, njeri i letërsisë dhe artit. Abdixhiku shtoi se kultura ka qenë arma më e fuqishm e Rugovës për “të ia ndalë hovin të keqës”.

“Këtë mëngjes isha në Stubëll. Aty morra pjesë në manifestimin tashmë tradicional ‘Takimet e Dom Mikelit’. Mes personaliteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80 vjetorin e lindjes së tij. Stublla shquhet për një traditë të begatshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore e të arsimit shqip, fillimet e së cilit, siç thonë historianët, janë të para vitit 1905-s, kur u legalizua Shkolla e Parë Shqipe me mësues, priftin e patriotin, Dom Mikel Tarabulluzin. Për mua dhe LDK-në, Stublla me shkollën e saj, me Muzeun e Shkollës së parë, me historinë e Martirëve të Karadakut të shekullit XIX, me këtë manifestim kaq të bukur, me një mërgatë të shkëlqyeshme dhe me vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë specifike për tërë Kosovën tonë. Prandaj ishim të nderuar, që këtë vit, ky manifestim, shënohej rreth Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova, para se të ishte politikan i madh, ishte intelektual i madh, njeri i artit e letërsisë, që besonte te kultura, tradita e vlerat e demokracisë perëndimore, dhe për të, kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes. Një mision të tillë, në një formë tjetër, e kanë luajtur edhe “Takimet e Dom Mikelit”, duke afirmuar vlerat pozitive të historisë sonë e duke dhënë shembuj të mirë për breznitë e reja, siç ishte dita e stome, nderimi që po i bëjmë Ibrahim Rugovës, themeluesit të Lidhjes Demokrstike të Kosovës, dhe kontributit të tij për Kosovën tonë”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika