Abdullahu: Skënderbeu, i dyti në botë për librat e shkruar për të

I ftuar në emisionin "Radar" me Edita Doli, Durim Abdullahu, ligjërues, profesor i historisë në Universitetin e Prishtinës dhe gazetar, foli rreth historisë së Skënderbeut

17 Janari shënon 555 vjetorin e vdekjes së njërit prejt figurave kryesore shqiptare, Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Një pjesë e emisionit “Radar” në Radio Dukagjini, iu kushtua pikërisht kësaj ngjarje historike.

Në një bisedë me Edita Doli, rreth historisë së Skënderbeut, foli Durim Abdullahu, ligjërues, profesor i historisë në Universitetin e Prishtinës dhe gazetar.

Sipas tij, dihet se Skënderbeu, ka qenë një fisnik, një lord, arbëror, pinjoll nga familja Kastrioti i cili ka jetuar në mes të shekullit të XV.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më i vogli nga tre vëllezërit e tij, në moshën 40 vjeçare u bë një figurë e rëndësishme. Pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës duke drejtuar një kryengritje kundër saj. Është njeriu i dytë në botë që më së shumti janë shkruar libra për të, ku në librat e historisë konsiderohet si njëri ndër dhjetë strategët më origjinal”, ka thënë profesori Abdullahu.

Duke pasur parasysh se Skënderbeu jetoi në një kohë kur nuk ka egzistruar fotografia, shpeshherë ka pasur dilema se a i është ndërruar figura.

Profesori i Historisë, Durim Abdullahu, thotë se ka jashtëzakonisht shumë portrete të Skënderbeut, por portretet që janë më të hershme kanë lënë arsye të besojmë se ato janë më autentike.

“Në atë kohë, italianët kishin zbuluar pasqyrën me reflektim të qartë dhe nga atëherë filloi të praktikohet portreti. Piktorët e mesjetës punonin portrete të figurave të rëndësishme të kohës. Portreti më i rëndësishëm i Skënderbeut është ai që është rizbuluar në vitet e fundit dhe daton nga viti 1466, i pikturuar nga një piktor italian. Kjo është figura e Skënderbeut që ne e shohim sot”, ka thënë Abdullahu.

Duke folur për jetën private, profesori i Historisë në UP thotë se historia tregon se Skënderbeu ishte njeri i regullt, ku përveç martesës që e pati, edhe atë në moshë pak të shtyer nuk thuhet se ka pasur lidhje të tjera.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare në Lezhë. Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit, ndësa  shquhej si një strateg i mirë në luftë pasi me një ushtri të vogël shqiptare mundi ushtrinë osmane.
Skënderbeu luftoi jo vetëm për Pavarsinë e Shqipërisë por dhe bashkimin politiko-shtetëror të popullit të tij.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika