Afro dy mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar një mijë e 197 raste të reja me coronavirus

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së të mërkurën ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit 1 mijë e 197 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit asnjë qytetarë nuk ka vdekur nga COVID-19.

Numri i të shëruarve është 1 mijë e 30, ndërsa numri i rasteve aktive është tetë mijë e katër.

Ndërkaq, 54 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit. Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 903 mijë e 987 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 280 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 104 mijë e 765 të tjerë, dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 565 të tjerë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19.

Gjithashtu, vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Ndërsa, një ditë më parë janë shënuar dy vdekje dhe 952 persona pozitiv me COVID-19.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika