Agjenda e Këshillit të Ministrave në KiE, për Kosovën pritet të vendoset javën tjetër

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të insistojnë se dërgimi i draft-statutit të asociacionit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të siguronte votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshillit të Evropës. Edhe nga Ambasada Britanike në Kosovë kanë folur për RTV Dukagjini. Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të zv/ministrave në Këshill të Evropës megjithëse është diskutuar për agjendën e takimit të 17 majit, nuk është vendosur nëse votimi për anëtarësim për Kosovën do të jetë pjesë e takimit.

Rreziku që votimi për anëtarësimin e Kosovës të hiqet nga agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ka kaluar përkohësisht, të paktën për sot.

Burime të mirinformuara brenda këtij procesi, i kanë thënë TV Dukagjini se përkundër që sot nuk u mor asnjë vendim ende ka rrezik që të shtyhet ky proces.

Në kohën kur është shtuar presioni për dërgim të draft-statutit të asociacionit në Kushtetuese, burimet thonë se procedurat e lejojnë që kurdo që duan vendet anëtare deri në fillim të javës tjetër, mund të vendoset për apo largimin e Kosovës nga agjenda për votim.

Kryeministri po insiston që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të mos përzihet me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por vendet mike të Kosovës po mendojnë ndryshe.

Gjermania ka qëndrim të përbashkët me QUINT-in kur thotë se nga Kosova pritet që të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në përgjigjen për TV Dukagjinin, Ambasada gjermane thotë se në këtë mënyrë do të sigurohen dy të tretat e votave në Komitetin e Ministrave, që është hapi i fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas mendimit të gjermanëve, hapi fillestar që do duhej ta merrte Qeveria është dorëzimi i draftstatutit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Sipas mendimit tonë, një hap i tillë do të ishte dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova tani duhet të bëjë punën e rëndë’. Kjo ende nuk ka ndodhur….i takon kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të bindin numrin e nevojshëm të shteteve me mjete të tjera, pra duke ndërmarrë hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të ASMM-së (asociacionit), të cilën Kosova është zotuar ta themelojë dhe që për këtë arsye është obligim ndërkombëtar”, thuhet në përgjigje.

Për RTV Dukagjini kanë folur edhe nga ambasada britanike, por kanë qenë të rezervuar duke mos përmendur fare çështjen e Asociacionit.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe po e inkurajon Kosovën të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për një votim të suksesshëm në Komitetin e Ministrave”.

Ndërkohë Franca qëndron në vijë me Gjermaninë sa i përket detyrave që duhet t’i kryej Kosova. Në një përgjigje dërguar mediave, Ambasada e Francës në Kosovës ka thënë se dërgimi i draftstatutit të asociacionit në Kushtetuese do të ishte hap i mirëpritur për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Votimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës është hapi i fundit i anëtarësimit eventual të Kosovës në këtë organizatë. Ky komitet mblidhet në mes të majit.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika