Ahmeti: Ne i përkasim Evropës

Kryetari i BDI-së, Ahmeti me rastin e ditës së Evropës ka thënë që do të vazhdojnë me përkushtim përpjekjet për integrim të Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane drejt BE-së

Ali Ahmeti, BDI

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), ka uruar Ditën e Evropës duke theksuar se 72 vjet më parë kjo ditë ishte një shkëndije shprese që ka krijuar themelet për paqe të qëndrueshme mes kombeve evropiane.

“72 vjet më parë një shkëndijë shprese për të bashkuar popujt rreth një agjende paqedashëse dhe progresive u shfaq në horizont dhe sot duke reflektuar mbi peshën e veprimeve të kohës, festojmë ditën e triumfit të paqes dhe perspektivën e zhvillimit që solli Bashkimi Evropian”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Siç thotë i pari i BDI-së, vlerat e triumfit të paqes së asaj kohe tashmë i përjetojmë edhe ne.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë me përkushtim përpjekjet për integrim të Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane drejt BE-së.

“Të përkushtuar dhe pa asnjë dyshim të vetëm do të vazhdojmë rrugëtimin e përmbushjes së idealit të integrimit, i domosdoshëm për ardhmërinë progresive të vendit tonë, por edhe për stabilitetin e mbarë Evropës”, ka shtuar ai.

Ai ka përmbyllur urimin e tij me “Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Evropës”.

BDI

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika