Aksident në mes të dy veturave në Klinë, pesë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Krushevë e Vogël të Komunës së Klinës, ku si pasojë janë lënduar pesë persona, njëri prej të cilëve është dërguar për tretman në QKUK

Aksident trafiku, foto ilustrim

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Krushevë e Vogël në Komunën e Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Dukagjinin se si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël, Komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Rugova.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.

Ndërsa, me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika