Aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve për subvencione, dyshohet se dëmtuan buxhetin rreth 100 mijë euro

Është ngritur aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve, të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ”Marrje e ryshfetit”, “Mashtrimi në detyrë” dhe “Mashtrim me subvencione”. Vlera e përfituar nga kryerja e këtyre veprave është rreth 17 mijë euro, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit të Kosovës është rreth 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur sot aktakuzë kundër 18 personave, për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit, për subvencionet që ka ofruar ministria e Bujqësisë në komunën e Istogut.

11 prej të pandehurve janë persona zyrtar dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza për vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, ”Marrje e ryshfetit” nga neni 421 i KPRK-së dhe “Mashtrimi në detyrë” nga neni 419 i KPRK-së, ndërsa 7 të tjerë janë fermerë ndaj të cilëve është ngritur aktakuza për vepra penale “Mashtrim me subvencione” nga neni 324 i KPRK-së.

“Vlera e përfituar nga vepra penale marrje e ryshfetit sipas aktakuzës është rreth shtatëmbëdhjetë (17.000) euro, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës është rreth njëqindmijë (100.000) euro”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzë, Prokuroria ka rekomanduar konfiskimin e një banese dhe rreth 20 mijë euro para të gatshme, shqiptimin e dënimit plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe urdhrin për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet tutje në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen për veprat penale që dyshohen.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika