Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e detyruan një vajzë të mitur të ofrojë shërbime seksuale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave që dyshohet se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Në njoftim thuhet se vajzën e mitur të dyshuarit e kanë rekrutuar në lokalin e tyre dhe e kanë detyruar të “punojë” si “valltare” apo “shoqëruese të klientëve”.

Po ashtu, ata dyshohen se e kanë detyruar të miturën që pa dëshirën e saj të ofrojë shërbime seksuale te klientët e lokalit të tyre.

“Në atë mënyrë që paraprakisht siguron viktimën e mitur, për të cilën, e di se është e mitur dhe e rekruton të njëjtën në lokalin e tij – klubin e natës ‘NN’ në Prizren, në mënyrë që e njëjta të punojë si e ashtuquajtur ‘valltare’ apo ‘shoqëruese e klientëve’, të cilës gjithashtu edhe i ofron strehim në dhomat e gjumit të lokalit në fjalë, por edhe banesë në Prizren, me ç’rast me përdorim të forcës dhe shtrëngimit e detyron që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale klientëve të ndryshëm, konkretisht edhe të pandehurit L.H, e cila në pamundësi që t’i rezistojë detyrimit me forcë, pa pëlqimin e saj është pajtuar që t’i ofrojë disa herë shërbime seksuale të pandehurit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Në këtë mënyrë, i pandehuri M.P., ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, ndërsa, i pandehuri L.H., veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” nga neni 228 sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika