Aktakuzë ndaj katër dyshuarve për uzurpim të pronave, tre prej tyre persona zyrtarë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për uzurpim të pronës së paluajtshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave me inicialet G.P, M.SH, V.I dhe GJ.N për shkak të veprave penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Sipas njoftimit “i pandehuri G.P., që nga viti 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dy parcela kadastrale, njëra në sipërfaqe prej 14357 m² dhe tjetra në sipërfaqe prej 8859 m², pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka shfrytëzuar këto prona duke ndërtuar 3 objekte dhe duke vendosur një kontejner, pa ndonjë bazë të vlefshme juridike”.

Ndërsa tre të akuzuarit e tjerë, janë persona zyrtarë të cilët dyshohen se e kanë keqpërdorur pozitën e tyre sa i përket parcelave të cilat janë pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakove.

“Ndërsa, tre të pandehurit e tjerë si persona zyrtar, të pandehurit V.I. dhe M.SH., në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komasacion nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, si dhe i pandehuri Gj.N., në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke qenë në dijeni se parcelat e sipërshënuara janë pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri V.I., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke u bazuar në kërkesën e tij verbale e në disa vendime të komasacionit, ashtu që me Vërtetimin e datës 16.12.2021, të pa protokolluar, vërteton se A.N., nga Gjakova është pronar dhe duke u bazuar në këtë gjendje faktike, Drejtoria për Kadastër në Gjakovë e bartë parcelën e lartcekur fillimisht në emër të A.N., e më pas me Kontratë të shitblerjes në mes të palës A.N. dhe të pandehurit G.P., prona ka kaluar në emër të pandehurit, pa pëlqim dhe njoftim të AKP-së si administruese e vetme e pronës shoqërore”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës “I pandehuri M.SH., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim, si dhe duke përpiluar dhe nënshkruar kopjen e planit për parcelën, ndërsa, i pandehuri Gj.N., i ka mundësuar të pandehurit G.P. bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim me të cilin të njëjtit i aprovohet kërkesa për bartjen në pronësi të parcelave”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika