Akuzat për korrupsion në BE “shumë serioze”, thotë Von der Leyen

Arrestimet mbi akuzat se një nënkryetar i Parlamentit Evropian ka marrë ryshfet nga një shtet i Gjirit janë shumë shqetësuese, tha Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se akuzat për korrupsion kundër katër personave ishin “shqetësuese”.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, që besohet të jetë një nga të akuzuarit, shkruan BBC.

Prokurorët dyshojnë se një shtet i Gjirit – thuhet se Katari – u përpoq të ndikojë në parlament duke dhuruar para ose dhurata.

Katari ka mohuar sjelljen e pahijshme.

Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) në 16 kontrolle në Bruksel, të premten. Gjithashtu janë marrë kompjuterë dhe telefona celularë për ta ekzaminuar përmbajtjen e tyre.

Katër persona janë akuzuar, ndërsa dy janë liruar, thanë prokurorët të dielën.

Asnjë i dyshuar nuk është përmendur publikisht, por zonja Kaili mësohet të jetë në mesin e atyre që janë paditur.

“Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, tha në një deklaratë zyra e prokurorisë federale belge.

Gjithashtu edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i përshkroi zhvillimet e fundit si “shumë shqetësuese”, teksa mbërriti të hënën në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Një hetim është duke u zhvilluar dhe ne po e ndjekim atë”, tha ai. “Këto janë akuza shumë të rënda”.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se në këtë rast duhej të zbatohej “fuqia e plotë e ligjit”. “Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Evropës, kështu që kjo duhet të shkaktojë pasoja në fusha të ndryshme,” tha ajo.

“Ky është një skandal që ne duhet ta arrijmë në fund, në mënyrë që të sigurohemi që të mos ndodhë më”, tha ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, duke bërë thirrje për një “hetim të plotë dhe transparent”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika