Aleksandër Vlajiq del para gjykatës për akuzat për spiunazh

Të enjten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca fillestare ndaj Aleksander Vlajiq, i cili akuzohet për veprat penale “spiunazh” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në këtë seancë do të trajtohet marrëveshja e arritur ndërmjet tij dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës për pranimin e fajësisë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, Vlajiq nga një datë e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 26 qershor 2024, në cilësinë e agjentit rezident ka mbledhur dhe ka dërguar në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë informacione dhe dokumente të rëndësishme që, sipas Prokurorisë, cenojnë rendin kushtetues të Kosovës dhe jetën e zyrtarëve e qytetarëve të saj.

“Nga provat e siguruara ka rezultuar se i pandehuri A.V. kishte krijuar një rrjet të punësuarve në Organizatat Ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave, që ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione për persona të nacionalitetit serb, me qëllim që t’i paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Vlajiq është njëri nga katër të akuzuarit për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut në vitin 2022.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika