Ambulanca humbet kontrollin në autostradën Tiranë-Lezhë, lëndohen katër persona

Gjatë kësaj të mërkuren në autostradën Tiranë-Lezhë një ambulancë ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës. Si pasojë, janë lënduar katër persona

Pamje nga përmbysja e ambulancës në autostradën Tiranë-Lezhë

Të mërkurën e 16 nëntorit, një ambulancë është aksidentuar në autostradën Tiranë-Lezhë dhe disa persona janë lënduar disa persona.

Top Channel ka raportuar se ambulanca që u aksidentua ishte ambulanca e spitalit të Rrëshenit, e cila ishte duke transportuar një të sëmurë për në spitalin e Lezhës. Drejtuesi i saj kishte humbur kontrollin në një kthesë duke u rrëzuar në tokë anës rrugës.

Nga ky aksident u lëndua një infermier dhe tre të moshuar, mes tyre njëra ishte pacientja dhe dy të tjerë shoqëruesit e saj. Gjendja e të lënduarve ende nuk është bërë e ditur.

Policia shqiptare ka arritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, në fshatin Markatomaj, shtetasi V. T., duke drejtuar automjetin me shërbim ambulancë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge”.

“Për pasojë, janë demtuar shtetasit F. Gj., 34 vjeç, infermier në Spitalin Rajonal Lezhë dhe shtetasit N. T., 77 vjeç, M. T., 74 vjeçe dhe M. P., 73 vjeç (pacientë në autoambulancë). Të 4 shetasit po marrin ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Lezhë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Tutje thuhet se drejtuesi i automjetit, shtetasi V. T. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. “Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika