“AMIK” së shpejti në funksion, agjencia që u shkëput nga AKI-ja

Agjencia për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar tashmë e ka edhe drejtorin e saj, nga qeveria tregojnë se në cilën fazë janë, përpara funksionalizimit të saj, e kujt do ti raportojë kjo agjenci. Nga ana tjetër shkëputja e këtij mekanizmi nga AKI-ja po vlerësohet i drejtë nga ekspertë të sigurisë

Ligji ishte votuar pa zhurmë e pa prezencë të opozitës, e muaj pas radha i erdhi edhe themelimit të mekanizmit.

Bëhet fjalë për ligjin për mbrojtje të informacionit të klasifikuar, në kuadër të së cilit është krijuar agjencia që merret ekskluzivisht me mbrojtje të informacionit e verifikim të sigurisë.

E gjithë kjo përgjegjësi dikur ishte nën petkun e Agjencisë së Inteligjencës, e rrjedhimisht nën urdhrat e shefit të AKI-së.

Këtë javë kryeministri emëroi Emin Hoxhajn si drejtor të AMIK-ut që është akronimi i kësaj agjencie.

Nga ekzekutivi tregojnë për televizionin se ku është tash kjo agjenci me funksionalizimin dhe se kujt do t’i raportojë.

“Themelimi i AMIK është bërë me ligj. Tani, pas emërimit të drejtorit, ka filluar puna në hartimin e rregullores së brendshme për funksionalizimin e punës. Drejtori, sipas ligjit, emërohet, shkarkohet nga dhe i përgjigjet Kryeministrit.  Sipas vetë ligjit, ky agjencion është ndarë nga AKI, prandaj edhe është krijuar si agjencion në vete në Zyrën e Kryeministrit. Si rrjedhojë, Zyra e Kryeministrit është i vetmi autoritet të cilit i raporton”, thuhet nga Qeveria.

Përderisa nga opozita ka pasur zëra kritikues se raportimi drejtpërdrejt te kryeministri e ndarja nga AKI –ja shton rrezikun për kapje politike, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi  vlerëson se ndarja e këtyre mekanizmave i kontribuon të drejtës.

“Të hiqet ajo barrë e pa qenë në ISh- AKI-në, se mandej aty ka edhe implikime politike, ngase ai departament është në kuadër të krye shefit ekzekutiv të AKI-së, dhe shpesh herë të verifikimi I sigurisë kemi pasur edhe skandale kanë shkuar çështjet deri në gjykatë”, ka thënë Nuredin Ibishi – ekspert i sigurisë.

Drejtori i sapoemëruar i AMIK, është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përderisa ka qenë edhe pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer si shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika