Anija e NASA-s thyen rekord të ri, transporton njerëz në distancën më të largët nga Toka

Anija kozmike, Orion e Administratës Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), ka arritur rekordin për transport në distancën më të largët nga Toka, dhe ngelet anija e parë kozmike e krijuar për transportim të njerëzve në orbitën e largët hënore

Ilustrim





Anija kozmike, Orion e Administratës Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës ( NASA ) arriti rekordin për distancën më të largët nga Toka, e cila është 268,563 milje (432 mijë kilometra) nga Toka.

Kjo shënon gjysmën e misionit 25.5-ditor Artemis I. Ndërsa, anija kozmike tani do të vazhdojë orbitën e saj rreth Hënës përpara se të kthehet në Tokë.

“Artemis I ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka përfunduar një sërë ngjarjesh që krijojnë histori”, ka thënë drejtori i NASA-s, Bill Nelson.

Rezultatet, të cilat ndodhën të hënën, tregojnë se Orion është anija e parë kozmike e krijuar për të transportuar njerëzit në orbitën e largët retrograde hënore.

Cituar nga CNN , distanca pretendohet të ketë tejkaluar rekordin për distancën më të largët të udhëtuar nga Toka, nga një anije kozmike që mund të transportojë njerëz.

Gjatë orbitës njëjavore të Orionit rreth Hënës, misioni mblodhi të dhëna rreth kushteve që mund të përjetonin astronautët në misionet e ardhshme Artemis.

Testi i rrezatimit

Një shqetësim i veçantë është rrezatimi hapësinor, ndaj të cilit, astronautët rrezikojnë të ekspozohen sapo të largohen nga magnetosfera mbrojtëse e Tokës.

Orion mbante një manekin dhe dy trupa të mbushur me sensorë, për të zbuluar nivelin e rrezatimit, ndaj të cilit, ishin ekspozuar.

Manekini ishte i rëndësishëm në sjelljen e ekuipazhit të Apollo 13 në shtëpi pas shpërthimit në anijen kozmike në vitin 1970. Manekina zinte vendin e komandantit në anijen kozmike dhe u peshua për të simuluar një njeri.

Manekini, gjithashtu, vesh të njëjtin kostum hapësinor si astronauti i ardhshëm Artemis, dhe sedilja e tij ka sensorë për të zbuluar nxitimin dhe dridhjet për të dhënë një ide sesi do të jetë udhëtimi gjatë nisjes.

Ndërsa busti është pjesë e një eksperimenti të mbrojtjes nga rrezatimi i quajtur Eksperimenti i Rrezatimit AstroRad Matroshka (MARE).

Trupi është krijuar për të imituar përbërjen e trupit të burrave dhe grave të rritura. Brenda bustit ka një detektor rrezatimi për të parë se cilat organe dhe zona të trupit do të ekspozohen më shumë ndaj rrezatimit.

Trupi tjetër do të veshë një jelek mbrojtës nga rrezatimi të quajtur AstroRad, i projektuar për të mbrojtur organet më të rëndësishme duke i lejuar akoma astronautët të lëvizin lirshëm gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Rezultatet e dy trupave do të krahasohen për të parë sesa efektivisht mbron jeleku nga rrezatimi.

“Shpresojmë të mësojmë se çfarë do të na thonë të gjithë ata sensorë, në mënyrë që të vendosim katër njerëz në bordin e Artemis II”, ka thënë Nelson.

 

 

 

 





Të fundit nga rubrika