Arrestimet në MINT, Hoti: Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka thënë se "ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Dermokrarike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Deputeti i LDK-së ka thënë se qeveria aktuale “ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë”.

Sipas Hotit, me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media).

Hoti ka thënë se ministrja Hajdari “e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore”.

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it dhe një biznesmen nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Lexo dhe: “Afera për vajin dhe grurin”, ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Pas këtyre zhvillimeve, ministrja Rozeta Hajdari ka mbajtur një konferencë për media duke filluar nga ora 18:00.

Ministres Hajdari i është kërkuar që të jap dorëheqje, por e njëjta në konferencën për media është shprehur se nuk sheh asnjë arsye për të bërë këtë veprim.

Lexo dhe: Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje, këtë e them me siguri të plotë

“Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe siguri të plotë. Nuk shoh asnjë arsye apo dyshim te zyrtarët, të cilët janë të ndalur sot”, ka thënë Hajdari.

Tutje ministrja Hajdari, ka thënë se pret nga organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë hetimore.

Sipas saj, dokumentet që janë marrë nga policia janë të klasifikuara si sekrete shtetërore, duke theksuar se policia kërkesën për pranim-dorëzim të provave e ka bërë kundërligjshëm.

“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin. Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë…”, ka thënë Hajdari.

Lexo dhe: Dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, ministrja Hajdari: Pres që organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë shtetërore

“Policia e njësisë hetuese s’ka prezantuar ceritfikatë të sigurisë sekrete. Pra kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika