Arrestohen dy persona, dyshohet se morrën para duke premtuar caktime të termineve për vizë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të rinj kosovarë, 18 dhe 19 vjeç, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të mashtrimit duke marrë shuma të ndryshme parash e duke premtuar termine për viza. Ndonëse janë raportuar 13 raste të tilla. PK ka ngritur dyshimin e bazuar se më shumë njerëz mund të jenë mashtruar sesa numri i raportuar

Policia e Kosovës (ilustrim)

Janë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore pasi të njëjtit, dyshohen të iu kenë marrë para së paku 13 personave duke ju premtuar të njëjtëve, caktim të termineve për vizë.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka njoftuar se A.I. ,19-vjeçar dhe L. I., 18-vjeçar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim/ Hetuesit e stacionit policor Veriu, në Prishtinë, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën mashtrim. Puna rreth dy mujore e hetuesve ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.

Personat e dyshuar:

– A.I,  mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L. I, mashkull 18  vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,

të cilët me vendim të prokurorit , janë dërguar në mbajtjes për 48 orë,  dyshohet të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parashë, duke ju premtuar caktim të termineve për vizë”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, në njoftim thuhet se PK ka ngritur dyshimin e bazuar se më shumë njerëz mund të jenë mashtruar sesa numri i raportuar.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar. Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika