Arrestohen dy të dyshuar për fajde e detyrim në Prishtinë dhe Lipjan

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë dhe Lipjan në një operacion të koordinuar për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka kryer një operacion policor me qëllim kapjen e dyshuarve të akuzuar për veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e cila ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, të mërkurë, më 4 nëntor.

Gjatë këtij operacioni në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Lipjan janë sekuestruar disa prova materiale të rëndësishme, përfshirë: Një revole, tre telefona celularë, një automjet, 915 euro në para, shënime dhe evidenca të dyshuara për të qenë të lidhura me veprat penale të akuzuara.

Dy të dyshuarit, të cilët janë identifikuar me iniciale L.A. dhe S.A., janë arrestuar gjatë operacionit policor. Pas arrestimit, ata janë nënshtruar procesit të intervistimit nga autoritetet kompetente.

Në rezultat të këtij procesi, me aktvendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh për të vazhduar hetimet dhe hetuesin e rastit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika