Arrestohen katër të dyshuar, konfiskohet drogë në vlerë prej 70 mijë euro në Suharekë

Janë arrestuar katër persona në Suharekë sepse të njëjtit dyshohet se kryen veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”, në Suharekë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

  • Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram);
  • Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek;
  • Një (1) diviar;
  • Një (1) veturë;
  • Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
  • Një (1) peshore digjitale;
  • Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.
  • Një (1) Iphone 12 pro;
  • Një (1) telefon Samsung;
  • Një (1) telefon Iphone XS;
  • Një (1) Telefon Nokia;
  • Një (1) veturë BMW.

Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70 mijë euro.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika