Arrestohen tre të dyshuar për veprën “rrëmbim në tentativë” në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë në Fushë-Kosovë.

Policia njofton se të arrestuarit janë të moshës 17, 18 dhe 23-vjeçare.

Tutje njofohet se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një pune hetimore, të cilën zyrtarët policorë të Fushë-Kosovës e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit.

“Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar: -dy thika -mulli për bluarjen e narkotikëve – pranga etj. Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika