Arrestohet një person, dyshohet se duke mashtruar qytetarët përfitoi rreth dy milionë euro

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka përfituar rreth dy milionë euro përmes mashtrimit të qytetarëve të ndryshëm

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Siç njofton Prokuroria Themelore në Mitrovicë i dyshuari me iniciale J.M,. në periudha të ndryshme që nga viti 2021 e deri në muajin korrik të vitit 2023 ka mashtruar qytetarë të ndryshëm me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, ku dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro. Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë ndërsa në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika