Arrestohet një person për tentim vrasje në Prishtinë, tjetri në arrati

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për tentim vrasje në Prishtinë, kurse i dyshuari tjetër gjendet në arrati

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës, këtë të mërkurë e ka arrestuar një person i cili dyshohet për tentim vrasje.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur me datën tetë janar në lagjen Emshir të komunës së Prishtinës.

Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person”, thuhet në njoftim.

Policia i ka identifikuar dy të dyshuar, një nga ta është arrestuar. Personi i arrestuar është një 36 vjecar me inicialet I. Q, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetuesit rajonal kanë ndërmarrë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta. I. Q,  mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të  prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i janë gjetë dhe sekuestruar: një armë zjarri, një karikator, 14 fishekë dhe një thikë.

Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika