Arsim Bajrami viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-ministri i arsimit ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht, janë duke u mbajtur nën paraburgim, në Hagë. Ai ka thënë se është një rrugë e gjatë drejt dëshmimit të pafajësisë e të arrestuarve

Ish-ministri i arsimit, Arsim Bajrami
Ish-ministri i arsimit, Arsim Bajrami

Ish-ministri i arsimit, Arsim Bajrami, ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët akutalisht janë duke u mbajtur në paraburgim, në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami ka shkruar se “Në një vizitë disaditëshe në Hagë vizitova të gjithë të paraburgosurit, të cilët padrejtësisht në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare penale po mbahen të arrestuar”.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se është një rrugë e gjatë drejt dëshmimit të pafajësisë e të arrestuarve.

“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve  dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pasaktë për ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Këtë do ta dëshmojë edhe ky gjykim, karakteri i pathyeshëm i udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së, të cilën e pashë gjatë kësaj vizite. Një numër i madh i avokatëve, juristëve e specialistëve po punojnë, që në mënyrë profesionale  dhe shkencore të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së”, ka shkruar ai.

Së fundmi, ekipet mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë kanë kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS),  t’i shpalosë materialet që posedon nga Serbia, dhe që synon t’i përdorë në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët tash e një vjet e gjysmë po mbahen në paraburgim.

Kërkesa është dorëzuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në emër të të gjithë ekipeve mbrojtëse në rastin “Hashim Thaçi dhe të tjerët”.

Ekipet mbrojtëse në Hagë kërkojnë që Prokuroria t’i shpalosë provat që ka marrë nga Serbia

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika