ASK, BQK e MF me marrëveshje në fushën e statistikave makroekonomike dhe financiare

Të mërkurën është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet tri institucioneve të vendit, Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në njoftimin e ASK-së thuhet se qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Mirëkuptimi (MeM) ndërmjet tri institucioneve është bashkëpunimi institucional dhe përgjegjësitë e tri institucioneve nënshkruese në fushën e statistikave makroekonomike dhe financiare.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë në ambientet e ASK-së nga z. Avni Kastrati (U.d. Kryeshef Ekzekutiv i ASK-së), z. Hekuran Murati (Ministër i MFPT-së) dhe z. Ahmet Ismajli (Guvernator i BQK-së). Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Mirëkuptimi (MeM) ndërmjet tri institucioneve përpiluese të statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës, Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), si prodhuesi kryesor i zyrtar i statistikave në vend, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT)/Thesari i Kosovës, është bashkëpunimi institucional dhe përcakton rolet dhe përgjegjësitë e tri institucioneve nënshkruese në fushën e statistikave makroekonomike dhe financiare”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kjo marrëveshje është e rregulluar sipas ligjeve kombëtare, “duke zbatuar standardet e parashikuara në aktet ligjore të BE-së, si dhe në Programet Zyrtare Vjetore për Sistemin Kombëtar Statistikor”.

Avni Kastrati nga ASK ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional për t’i përmbushur udhëzimet statistikore ndërkombëtare për cilësinë e të dhënave, siç përshkruhen në Marrëveshjen e Mirëkuptimit të tri institucioneve ASK-MFPT-BQK.

Në anën tjetër, Guvernatori i BQK-së, Ismaili ka thënë se “kjo Marrëveshje formalisht e shënon një koordinim ndërinstitucional të të tri institucioneve prodhuese të statistikave për avancimin e sistemit statistikor të Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS), si një standard më i avancuar, i cili promovon përmirësimin e kualitetit, transparencës dhe disponueshmërisë së informatave statistikore”.

Ndërkaq, ministri Murati tha se “kjo Marrëveshjeje është edhe një hap drejt standardizimit dhe krahasimit ndërmjet platformave, si dhe ndërlidhja e këtyre platformave, duke evituar kështu edhe çështjen e privatësisë së të dhënave”.

“Po ashtu, nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e zotimeve të vendit ndaj rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për avancimin e mëtejshëm të përpilimit dhe raportimit statistikor, të diskutuara dhe të dakorduara në takimet pranverore të FMN-së në Washingron D.C. ASK-ja mbetet e përkushtuar në arritjen e standardeve më të larta të përpilimit dhe raportimit të të dhënave statistikore”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika